Malatya Doğanşehir’de sel. pic.twitter.com/hApjOmUGIZ

— Malatya (@bizmalatyaliyiz) March 15, 2023

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/15/auto_turkia-plimmires1678880414.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

VIDEO/ Përmbyetn zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, 5 të vdekur

Banorët e zonave në Turqi që u goditën nga tërmeti 7.8 Rihter i 6 shkurtit po jetojnë momente tragjike  pas reshjeve të dendura të orëve të fundit që shkaktuan përmbytje dhe vdekjen e të paktën pesë personave, mes tyre një fëmijë 1.5 vjeç.

Zonat që morën goditjen më të madhe ishin Sanliurfa, ku humbën jetën katër persona dhe Antijaman një person.

Siç u bë e ditur, katër të vdekurit në Sanliurfa humbën jetën në një nënkalim të përmbytur.

Siç shihet në videot e publikuara nga mediat turke, sasia e madhe e ujit përmbyti kampet me tenda në të cilat jetojnë personat që humbën shtëpitë e tyre pas stuhive vdekjeprurëse të shkurtit.

Në video të tjera vërehet se ujërat e vrullshëm kanë “zhdukur” rrugët, duke tërhequr zvarrë makina dhe objekte të tjera pas tyre, ndërsa qytetarët bien në ujëra për të shpëtuar nënat dhe fëmijët.

Meteorologët paralajmërojnë, në fakt, se dita e sotme me gjasë do të jetë edhe më e rëndë për nga intensiteti i dukurive me reshje të dendura shiu që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të natës. 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e njerëzve në zonat e goditura nga tërmeti gjatë fjalimit të tij në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij, duke theksuar se ministrat e qeverisë dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në zonë.