SYRI TV/ Çifti Këlliçi-Shkreli vijnë për herë të parë në një rrëfim ekskluziv
Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, doli për herë të parë në një rrëfim ekskluziv me të fejuarën e tij Anna Shkreli në emisionin ‘A Krasta Shoë’ në Syri Televizion. Ata folën për njohjen, marrëdhënien e tyre dhe mbështetjen që i jep Këlliçit në betejën elektorale të 14 majit. Anna Shkreli deklaroi se ka besim të plotë në planin që Belindi ofron për Tiranën, ndërsa nga ana e tij, Këlliçi u shpreh se ka kurajën për t’i çuar gjërat deri në fund
SYRI TV
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, doli për herë të parë me gjysmën e tij, të fejuarën Anna Shkreli, në një rrëfim ekskluziv në emisionin “A Krasta Shoë” në Syri TV.
Teksa ndau historinë e njohjes më Këlliçin, Anna Shkreli tha se i beson Belindit dhe planit që ai ka për bashkinë e kryeqytetit, dhe se është mbështetja e tij më e madhe në këtë sfidë.
Anna Shkreli ka një këndvështrim ndryshe, për mënyrën se si duhet të jetë Tirana, teksa thekson se njerëzit janë të shqetësuar për humbjen e identitetit dhe trashëgiminë.
Ndërkohë nga ana e tij, Belind Këlliçi foli për prioritetet që ka për drejtimin e bashkisë më të madhe të vendit, duke e ndalur vëmendjen te rinia, lufta kundër korrupsionit dhe cilësia e jetës.
Sipas Këlliçit, nëse ke vullnet, bashkia i ka të gjitha asetet dhe potencialin t'i realizojë këto objektiva.
Këshilla që Anna Shkreli i jep të fejuari të saj sa i takon betejës elektorale është që të mos shqetësohet nga propaganda apo politika e keqe, por duhet të ketë prioritet qytetarët dhe marrëdhëniet me ta.
INTERVISTA E PLOTE