SYRI TV/ Meçollari sërish në SPAK: Kam kallëzuar edhe Bajram Begajn

Ish-gjenerali i Flotës Detare në Forcat e Armatosura Artur Meçollari, është rikthyer në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime mbi kallëzimin e bërë prej tij, në lidhje me pronat e ushtrisë në portin e Shëngjinit.

Ai ka kallëzuar ish-shefin e shtabit Bajram Begaj, sot president Republike, shefin e zyrës së informacionit dhe ish-komandantin e Flotës Detare të Shëngjinit.

Bëhet fjalë ndërtimin e një objekti 4-katësh në bazën e forcave të armatosura në këtë port.

“Sot jam thirrur për shkak të padisë së dytë që kam bërë, që është padia në lidhja me bazën detare të Shëngjinit. Për këtë është kallëzuar ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Bajram Begaj, ish-komandanti i forcës detare, Ilir Xhebexhia dhe ish-komandanti i komandanti i policisë ushtarake Altin Kurti. Kanë lejuar ndërtimin në pronën e ushtrisë të një godine katërkatëshe”, tha Meçollari, duke theksuar se “është presidenti që vendos për pronat e ushtrisë”.