FOTOLAJM/ Urdhri që 'i vrau' artistët e vegjël të Elbasanit, si bashkia iu anuloi koncertin

Artistët e vegjël të Elbasanit u vranë në shpirt Ditën e Verës, kur vetëm pak minuta para se të ngjiteshin në skenë për të interpretuar, atyre iu anulua shfaqja. Dhimbje, zhgënjim, revoltë sepse bashkia e luleve prej dërrase të ngulura nëpër qytet, nuk kishte bërë biznes-pagesat për këngëtarët.

Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, reagoi në rrjetet sociale duke publikuar momentet e trishtimit: “Urdhrat që thyejnë ëndrrat e fëmijëve! – shkroi ai. - Dhjetëra orë prova të fëmijëve në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Elbasan u anuluan me një urdhër të thjeshtë.

Shumë prindër më kanë shkruar të shqetësuar për vendimin që iu komunikua 10 minuta para se fëmijët e tyre të ngjiteshin në skenë për të performuar. Qokat dhe pagesat e majme për këngëtarët janë arsyeja që ëndrrat e vogëlushëve për ta parë veten në skenë të thyhen me një urdhër!”

Lexo edhe: Lulet e dërrasës në Elbasan, Boçi: Vjedhje me lulet pa erë edhe Ditën e Verës