Interin e shpëtoi fati në minutat e fundit: Topi u hoq nga vija fatale, shtylla, traversa...
Skuadra e Interit kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mbrojti avantazhin 1-0 nga ndeshja e parë ndaj Portos në ndeshjen jashtë fushe dhe me një barazim pa gola siguruan kalimin në mesin e tetë skuadrave më të mira në Europë. Megjithatë, minutat e fundit shtesë do të mbahen mend gjatë dhe është një mrekulli e vërtetë sesi zikaltrit ia dolën të kalonin më tej.
Në stadiumin Dragao të Portos, rrjetat mbetën të paprekura dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0 dhe skuadra portugeze nuk arriti të shënonte gol edhe pas dramës së rrallë të parë në kohën shtesë.
Fillimisht në minutën e 95-të, Dumfries e largoi topin nga vija e portës pas një gjuajtje të lojtarit të Portos, pas së cilës Taremi goditi shtyllën dhe më pas Grujic goditi traversën.
Në fund, megjithatë, Interi arriti t'i mbijetojë sulmeve të mëdha dhe të vendoset në mesin e tetë skuadrave më të mira në Evropë.
#PortoInter gli ultimi minuti con lo Zio in sofferenza come tutti noi ⚫️? pic.twitter.com/uTYBdZAtjh
— Alessandro (@90ordnasselA) March 14, 2023
Pas 12 vitesh, skuadra italiane do të luajë në çerekfinalen e Champions League.