Blushi: Edi Rama, promovuesi më i madh i krimit në politikë dhe në institucionet më të larta

Financial Times: “Stili i shkëlqyer i jetesës së gangsterëve në një nga vendet më të varfra të Evropës është në kontrast të fortë me luftën e shqiptarëve të zakonshëm, shumë prej të cilëve zgjedhin të emigrojnë.  Një e treta e qytetarëve të vendit jetojnë jashtë vendit, ku emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar ka tensionuar marrëdhëniet me Londrën.

Reputacioni i Ramës jashtë shtetit është njollosur gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të turpëruar të zbatimit të ligjit në SHBA, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë...”

Zyrtari i Lartë i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sot pas një artikulli të ashpër të revistës prestigjioze Financial Times kundër Qeverisë së Shqipërisë dhe në veçanti kryeministrit Edi Rama. Duke iu referuar FT, Blushi reagoi me fjalët: “Edi Rama, promovuesi më i madh i krimit në politikë dhe institucionet më të larta shtetërore, sa kohë do të jetë në krye të Qeverisë nuk mund të ketë asnjë shpresë se do të luftojë krimin.

Edi Rama është mbrojtësi i bandave, sepse me to erdhi në pushtet, me to bashkëpunon, me to vjedh zgjedhjet dhe ndan fitimet! Edi Rama ka qenë dhe mbetet një fatkeqësi për shtetin shqiptar! Vetëm largimi i tij sjell rend, siguri, drejtësi, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik! 14 Maji është dita më e afërt për të ndëshkuar Edi Ramën dhe bandat e tij që drejtojnë sot," përfundon Blushi.