VIDEO/ Anna Shkreli: Njerëzit janë të shqetësuar për Tiranën, edhe kur s'janë të zëshëm!

Znj. Anna Shkreli, e fejuara e deputetit të PD Belind Këlliçi, kandidat i PD për bashkinë e Tiranës, e ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për parnerin e saj në emisionin A Krasta Shoë në SYRI TV, duke fashitur të gjitha pikëpyetjet e ngritura në publik për qëndrimin e saj ndaj tij nisur nga fakti se është e bijë e figurave përfaqësuese të Partisë Socialiste.

Në intervistën e saj me gazetarin Ardian Krasta, ndër të tjera znj. Shkreli tha:

“Unë nuk mendoj që njerëzit që nuk janë shumë të zëshëm, në fakt janë njerëz që “nuk veprojnë”. Unë mendoj se njerëzit “veprojnë” çdo ditë me punën që bëjnë, me qëndrimet e vogla që mbajnë përditë, me bisedat që bëjnë, me synimin për të botuar një tekst apo një tekst tjetër në këtë rast.

Dhe çfarë po komunikoj unë me këtë? “Ëhat do I stand for?” Për çfarë qëndroj, më kupton? Kështu që në këtë sens e kam shumë të rëndësishme ta them këtë njësoj sikur të ishim duke folur bashkë jashtë kamerave, sepse nuk dua që njerëzit të mendojnë se e vetmja mënyrë për të mbajtur një qëndrim është duke ngritur zërin, mbase edhe publikisht.

Njerëzit mbajnë qëndrime përditë në punën që bëjnë  dhe në jetën e tyre, por unë mendoj se për fat të keq (ky është opinioni im) ka një radikalizim të tejskajshëm të njerëzve, të qendrimeve publike, që krijojnë një tension, që është gati i pashëndetshëm, këtë besoj; përherë e më shumë ka një logjikë në mes që i ndan njerëzit në të mirë apo të këqij, miq apo armiq, bardh apo zi”, nënvizoi Anna Shkreli.