", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/15/auto_harry-styles-my-policeman-premiere-2022-billboard-15481678873712.webp", "width": 942, "height": 623 } }

Harry Styles në lidhje të re! Kush është blogerja që i ka marrë zemrën

Nuk ka shumë kohë që u nda me Olivia Wilde, e Harry Styles ka nisur një romancë të re. Pavarësisht se ai udhëton nga qyteti në qytet, Stiles ia del dhe gjen kohë për jetën e tij personale.

Sipas një raportimi të Daily Mail, këngëtari i njohur është në një lidhje të re romantike.

Bëhet fjalë për Yan Yan Chan, një bloggere e cila ndodhet në Australi për koncerte. Njohja e tyre nisi përmes mesazheve në rrjetet sociale dhe përfundoi në një takim, e më pas me një udhëtim.

Një tjetër element që ndoshta “dëshmon” për partneren e re është fakti se ai e ndjek atë në rrjetet sociale.

Yan Yan Chan, e cili punon edhe si modele, është fotografuar në një nga koncertet e Styles në Australi, ndërsa një burim pranë yllit tha se “Harry-t i pëlqen të ketë shoqëri të mirë derisa është larg shtëpisë. Dhe Yan Yan është shumë argëtues.”

View this post on Instagram

A post shared by YAN YAN CHAN (@_yanyanchan)