Modric zgjedh lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

Luka Modric ishte mysafir i Rio Ferdinand në podcast. Në një nga klipet e bisedës, Ferdinand e pyeti mesfushorin kroat se kush ishte futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur dhe Modric i është përgjigjur se ishte Cristiano Ronaldo. Ai gjithashtu e përfshiu portugezin në pesëshen e tij ideale dhe gjithashtu i tha:

“Zakonet e tij të punës janë gjëja që do të theksoja. Ai gjithmonë donte më shumë, më shumë dhe më shumë. Kur shikon atë që ka arritur, do të prisni që ai të pushonte dikur, por jo. Zakonet e punës dhe kërkesat që i bën vetes dhe ekipi është i jashtëzakonshëm”. Ronaldo aktualisht luan për Saudi Al Nassr, dhe u largua nga Real Madridi pesë vjet më parë, kur u transferua te Juventus.