Ilir Meta shpalos sot platformën për mbështetjen e familjes dhe të fëmijëve
Partia e Lirisë do të shpalosë sot platformën e saj për mbështetjen e familjes dhe fëmijëve. Kryetari i PL, Ilir Meta do të mbajë një takim ë orën 11 para medias.
"Të dashur miq. Sot do të diskutojmë për një çështje tepër të rëndësishme për të gjithë ne, për familjen dhe fëmijët, - njoftoi Meta në Fb. - Për të dëgjuar propozimet tona konkrete në ndihmë të familjes, ju ftoj ta ndiqni live tryezën që fillon në orën 11.00."
Kriza ekonomike, sociale, politike, krimi, mungesa e rendit dhe largimi masiv nga vendi i një pjese të mirë të popullatës e kanë tronditur fort familjen shqiptare vitet e e fundit. Ky shqetësim ka qenë në fokusin kryesor të PL.