Manjani: Ligji nuk e regjistron partinë e autorizimit, veç po i regjistroi pushteti
Ylli Manjani mendon se Ilirjan Celibashi ka vepruar 100% korrekt me ligjin e shkruar.
Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, juristi Ylli Manjani u shpreh se, partia e autorizimit nuk regjistrohet në zgjedhje sipas ligjit, por vetëm nëse i regjistron pushteti.
‘Ajo që tha Celibashi sot është ligji i shkruar. Celibashi është 100% korrekt me ligjin e shkruar, me ligjin që kemi në fuqi. Çështja është se ky ligj nuk është marrë në konsideratë, nuk është lexuar, zbatuar nga jo që duhej të merrej më shumë se çdo tjetër, nga gjykata.
Ne tani nuk jemi në një shtrat ligjor, por tani jemi tek marifetet. Njerëzit e zakonshëm kanë qejf marifetet.
Një gjykatë nuk mund të merrte këtë vendim, një ditë para mbylljes së afatit ligjor të regjistrimit të partive. Ka pritur 13 muaj Apeli për të dhënë këtë vendim.
Këta zotërinjt sot kanë dështuar për të prezantuar kartën e identitetit, tek Celibashi, i cili e ka respektuar në mënyrën më të mundshme. Celibashi nuk e njeh autorizimin si parti, Apeli e legalizon. Hajde gjeje kush është ligji këtu.
Ligjin këta nuk e kalojnë, vetëm po i regjistroi pushteti. Tani do të ndërhyrë partia. Ose në KAS, ose në Kolegj që është prap Gjykata e Apelit.
Unë mendoj që Edi Rama e ka arritur qëllimin edhe me kaq sa ka bërë, duke ngulitur në mendjen e popullit se këta janë të përçarë’, u shpreh Ylli Manjani në SYRI TV.