Gjenden gurë nga antikiteti në Malishevë me mbikshkrimin “M.Aurel”, banorët i lidhin me perandorin

Azem Vrenezi, banor i fshatit Marali të Malishevës, beson që në murin që gjendet në oborrin e tij janë disa gurë që i takojnë antikitetit.

Madje sipas tij ata janë bartur nga një lokalitet ku ka ekzistuar një kishë, derisa disa shenja që gjenden në gurë i lidhë me Ilirët.

Por në një prej tyre është edhe një mbishkrim “M.Aurel”, që banori nuk përjashton që mund të ndërlidhet me perandorin Mark Aurel.

Diçka e tillë në Insititutin Arkeologjik u tha se nuk mund të konfirmohet pa u kryer hulumtimet ekzakte.

Megjithatë, gurët besohet t’i takojnë antikitetit.