FOTO/ Manchester City-Leipzig, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së dytë mes Manchester Cityt dhe RB Leipzig, e vlefshme për kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League.

Dy trajnerët kanë zbuluar titullarët për këtë ndeshje që nis në orën 21:00 dhe luhet në stadiumin “Etihad”.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani mes dy skuadrave ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 dhe gjithçka është e hapur në 90 minutëshin e mbrëmjes së sotme.