", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/14/auto_liverfk1678818451.png", "width": 900, "height": 473 } }

VIDEO/ Panik në ndeshjen e Championsit, lojtari i Liverpoolit bie në tokë pas përplasjes kokë më kokë

Përplasjet kokë më kokë janë nga më të rrezikshmet në botën e futbollit teksa shpeshherë dëmtimet kanë rezultuar me pasoja të rënda.

Së fundmi, ai që pësoi ishte lojtari i skuadrës së të rinjve të Liverpool, Ben Doak.

Ky i fundit në ndeshjen e të rinjve në Champions League ndaj Sporting Lisbona u përplas me kundërshtarin Rodrigo Ribeiro pas vetëm gjashtë minutash lojë.

Në fakt, u duk sikur përplasja kaloi pa pasoja, megjithatë vetëm pas disa sekondash futbollisti i Liverpool vendosi duart në kokë dhe u ul në fushë.

E menjëhershme ndërhyrja e stafit mjekësor me Doak që për gati dy minuta bëri që në fushë të krijohej panik.

Gjithsesi, për fat të mirë Doak nuk pati probleme serioze ndërsa u zëvendësua për të mos rrezikuar sërish gjatë lojës.