VIDEO-SYRI TV/ Avokati Nuraj: Vula, simbolet dhe PD janë në dorën e anëtarësisë! Do shkojmë në KAS
Avokati Ledio Nuraj, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, duke komentuar vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se, vendimi do të ankimohet me KAS.
Pas vendimit të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celinashi për mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, Nuraj u shpreh se anëtarësia ka zgjedhur Sali Berishën si kryetar dhe shtoi se vendimi do të ankimohet në KAS.
‘Duhet të ndërgjegjësohemi, siç u pa edhe sot, vula nuk ka kaluar ashtu siç është munduar të paraqesë propaganda e qeverisë deri më tani. Vula, simbolet dhe PD është në dorën e anëtarësisë dhe atje ku është anëtarësia.
PD e vërtetë, është ajo PD ku aderon anëtarësia e saj prej 32 vitesh, me kryetar Sali Berishën. Ne kemi kërkuar të zbardhet sa më shpejt vendimi i sotëm, për të cilën do të ushtrojmë të drejtën ankimore, në KAS dhe më tej nëse është e mundur’, theksoi avokati Ledio Nuraj.