Chelsea nis spastrimin: 12 lojtarë në listën e transferimeve, mes tyre edhe Broja
“The Athletic” raporton se Chelsea do t'i japë fund bashkëpunimit me 12 lojtarë në fund të këtij sezoni dhe kur shikoni emrat, nuk ka dyshim se ata mund të bëjnë një skuadër fantastike që do të luftonte për trofetë më të mëdhenj.
Sipas raportimeve, Chelsea ka shpenzuar më shumë se 600 milionë euro në dy merkatot e kaluara të transferimeve, por është vetëm në vendin e 10-të në tabelë me 37 pikë dhe është e sigurt që do ta ketë të vështirë kualifikimin në Europë dhe për këtë arsye do t’i duhet të spastrojë disi skuadrën për të patur një buxhet më të lartë për të përballuar pagat e lojtarëve.
Është planifikuar të shiten disa lojtarë, ndërsa disa do të falenderohen duke mos i rinovuar kontratat dhe plani është që të tentojmë të fitojnë 260 milionë euro.
Sipas The Athletic, në listën e transferimeve janë lojtarët e mëposhtëm: Mateo Kovacic, Mason Mount, Cesar Azpilicueta, Ruben Loftus-Cheek, Chrisian Pulisic, Ben Chilwell, Conor Gallagher, Hakim Ziyech, sulmuesi shqiptar Armando Broja, Kai Haverzt, Raheem Sterling dhe Pierling Aubameyang.
Shumë lojtarë kanë kontrata deri në vitin 2024, prandaj pronari i ri i Chelseat do të përpiqet t'i shesë dhe të fitojë disa para prej tyre. Përsa i përket Brojës, ai ka kontratë deri në vitin 2027, por edhe për të mendohet shitja në verë.
Chelsea ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe e vetmja mënyrë për të luajtur në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm është ta fitojë atë në fund, por sigurisht që do të jetë shumë e vështirë për shkak të formës së tyre. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë planet e tyre mund të ndryshojnë.