Presidenti i Barcelonës flet mes lotëve: Mezi pres të përballem me të poshtër që po na përdhosin stemën
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u pa i përlotur teksa paralajmëroi ata që akuzonin klubin e tij se do luftonte për të pastruar emrin e gjigantëve spanjollë.
Barcelona është përfshirë në një stuhi korrupsioni pasi u zbulua se midis 2001 dhe 2018 paguanin ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve Jose Maria Enriquez Negreiro.
Rivalët vendas, duke përfshirë edhe armiqtë e hidhur Real, janë hedhur në sulm kundër Barçës, duke i akuzuar ata për blerjen e zyrtarëve të ndeshjes. Laporta premtoi se do të mbrojë nderin e ekipit në gjykatë.
Në një event për kapitenët e klubeve të ndryshme sportive të Barcelonës, përfshirë Sergio Busquets dhe Alexi Putellas, Laporta deklaroi se do ta mbrojë me të gjitha forcat klubin katalan.
"Mezi pres të përballem me të gjithë ata të poshtër që na njollosin stemën. Barça është një klub me vlera. Ne e përdorim fjalën vlera jo për t'u dukur mirë, por sepse vlerat janë me të vërtetë një pjesë themelore e modelit tonë, e përsosmërisë sportive. Dhe kjo është arsyeja pse Barca është e respektuar dhe e njohur në të gjithë botën. Ndodh gjithashtu që disa, të motivuar nga zilia, përpiqen të dëmtojnë reputacionin tonë me fushata të kryera me keqbesim. Ndjenja e Barcelonës nuk mund të blihet e as të shitet, por as nuk mund të njolloset. Dhe kohët e fundit ka pasur disa sulme të ashpra për të njollosur stemën tonë, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Të jeni të sigurt se në bordin që kam nderin ta drejtoj, do ta mbrojmë me të gjitha forcat, jemi të bashkuar”, tha Laporta.
Më pas ai përfundoi fjalimin e tij kur ishte në prag të lotëve.
"Mos mendoni se po emocionohem për shkak të dobësisë, jam i emocionuar sepse dua shumë të përballem me të gjithë ata të poshtër që po na përdhosin stemën. Askush të mos mendojë se është për shkak të dobësisë," shtoi ai.
Es mi presidente, el mejor de la historia del club.
— Victor Gonzalez (@VictorTake_) March 13, 2023
Tendrás millones de culérs detrás @JoanLaportaFCB.
pic.twitter.com/MdsPnegFKh
Barça aktualisht ka një epërsi prej nëntë pikësh në krye të La Ligës dhe të dielën do të luajë kundër rivalit të madh Real Madrid në Camp Nou.