Kremlini: Përpjekjet për paqe janë të mira, por të pamundura për momentin

Rusia vlerëson përpjekjet e disa vendeve për ta sjellë konfliktin ukrainas në një rrugë paqeje, por tani për tani është e pamundur.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Sipas tij Federata duhet të arrijë objektivat e saj.

Kujtojmë se lufta e Rusisë në Ukrainë nisi shkurtin e kaluar, ndërsa është bërë mbi 1 vit nga agresioni.