Lufta në Ukrainë: Ushtari rus arrestohet 'pas gjashtë muajsh fshehje'

Një ushtar rus i cili pretendoi se nuk kishin arritura ta zbulonin në rajonin e Kharkiv në Ukrainë për gjashtë muaj, është arrestuar, tha policia ukrainase.

Ushtari 42-vjeçar u ndalua nga anëtarët e forcave të armatosura ukrainase kur po patrullonin në Kupiansk, tha departamenti rajonal i policisë së Kharkiv. Zona u rimor nga forcat ukrainase shtatorin e kaluar.

Ushtari i tha policisë se ishte fshehur në ndërtesa të braktisura që atëherë.

Pasi e gjetën të hënën, policia zbuloi se burri - i veshur me rroba civile - ishte një ushtar i Brigadës së 27-të të Gardës së Veçantë të Rusisë dhe ishte banor i rajonit të Moskës.

Ushtari u dërgua në një stacion policor lokal për hetime të mëtejshme, thuhej në një deklaratë të policisë.

Kupiansk - vend i një kryqëzimi të rëndësishëm hekurudhor - ka parë luftime të ashpra që nga fillimi i luftës vitin e kaluar, me Rusinë që ka marrë kontrollin brenda pak ditësh dhe duke pushtuar qytetin për disa muaj.

Megjithëse zona u rimor nga trupat ukrainase shtatorin e kaluar, ajo është nën kërcënimin e përpjekjeve ruse për ta rimarrë atë edhe një herë.