Aksidentohet një minator në Bulqizë, masivi shkëmbor i zë gjysmën e trupit

Një minator është aksidentuar në një nga galeritë private në Bulqizë.

Minatori Shkëlqim Kala ka qenë duke punuar kur një masiv shkëmbor e ka zënë poshtë duke e dëmtuar kryesisht në gjymtyrët e poshtme, në të dyja këmbët.

50- vjeçari punonte në një galeri që administrohet nga Halit Bajraktari. Menjëherë është transportuar në spitalin e Bulqizës e më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Një grupi hetimor po punon për shkaqet e aksidentit.