KAFE SHQETO/ Krimi i organizuar në vend Cakrani: Më mirë 'të hahet koka e kryeministrit', sesa qytetarët e pafajshëm shqiptarë
Avokati i njohur Kujtim Cakrani ishte i ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto’ në Syri.Tv ku ka komentuar të gjithë sagën e krimit të organizuar dhe vrasjeve në Shqipëri, dhe qëndrimin e shtetit përballë situatave kaotike.
Shumë qytetarë janë shprehur se ndihen të frikësuar dhe se jetesa në vendin e tyre tashmë është kthyer e pasigurt, ndërsa vet kryeministri i vendit në një deklaratë të tij është shprehur: "Kokat Hëngshi".
Diskutimi në studio:
Flavio: Çfarë do të thotë, qytete të tëra nën pushtetin e nivele të jashtëzakonshme të krimit?
Kujtim Cakrani: "Ne duhet të pranojmë faktin që aktualisht Shqipëria gjendet në kushtet që gjendej Sicilia në vitet 80'-90' në kohën kur mbizotëronte Coza Nosta, që shkatërronte gjithçka , për të zotëruar territore. Aktualisht Shqipëria është në të njëjtën situatë dhe të njëjtën kushte. Është e tmerrshme dhe e patolerueshme në këtë situatë që ndodhemi.
Unë nuk po ndalem tek ajo që kryeministri thotë, ‘Kokat Hëngshi’, sepse më mirë të hahet koka e tij sesa të hahen kokat e qytetarëve të pafajshëm shqiptarë.
Problemi qëndron se Shqipëria aktualisht është në pushtetin e krimit dhe bandave dhe kjo luftë dhe mënyrë për të nxjerrë këta persona nga burgu bëhet edhe në moment të caktuara kur ka zgjedhje lokale, duhet ta pranojmë pushteti i administron zgjedhjet edhe votimet në këtë forma, sic janë ato kriminale.
Tani në të vërtetë qytetarët janë të tramatizuar, por edhe ata kanë fajet e tyre sepse unë i pashë ata dy a tri intervista ku disa gra shpreheshin se nuk është në lagjen time, është një lagje më poshtë. Çfarë është ky lloj mentaliteti, unë në lagjen time jam i qetë ndërsa atë në lagjen tjetër jo.
Ky është një lloj indiferentizmi që vetë qytetarët kanë për të tilla ngjarje".
Klea Sula/ Syri.net