SYRI TV/ Darëzeza po braktis bujqësinë e blegtorinë, banorët: Shteti nuk na jep subvencione
Banorët e Darëzesës në Fier po braktisin bujqësinë e blegtorinë. Mungesa e subvencioneve ka bërë që krerët t’i shesin e ndërkohë tokat po mbeten djerrë. Ata pohojnë se e vetmja mbijetesë është emigracioni, ndërkohë që pak shpresë po shohin ata banorë që sipërfaqet e tokës i kanë lënë me qira për bizneset e paneleve diellore.
Nga SYRI TV
Kjo zonjë nuk është e vetmja banore e zonës së Darëzesës në Fier, që po i braktis blegtorinë e bujqësinë.
Tokat mbilleshim me grurë, elb, perime e zarzavate, por pjesa më e madhe e banorëve mbanin edhe të imta apo gjedh madje duke ngritur edhe komplekse, ndërsa sot stallat janë mbyllur dhe pjesa më e madhe e tokave janë djerrë.
Tokat po u shiten bizneseve për panele diellore, pasi krahu i punës ka ikur në emigrim dhe kjo për shkak të politikave të gabuara të qeverisë.
Banorët pohojnë se më herët ata mbarështonin numër të lartë krerësh dhe qumështi grumbullohej nga fabrikat, por vitet e fundit për shkak të mungesës së subvencioneve, ky sektor po braktiset.
Një tjetër banorë pohon se kur tokat me të mbjellat e tyre u përmbytën nga uji, por edhe baza ushqimore e blegtorisë, ata nuk përfituan asnjë mbështetje, pasi ajo iu dha personave që nuk ishin dëmtuar.
Hektarë të tëra toke djerrë, stane të braktisura, dyer të mbyllura e rrugë bosh, kjo është situata aktuale e fshatit Darrëzezë, një fshat që u krijua në vitet 1985.
Gazetare: Xh. Beharaj
Operator: A.Mara
Montazhier:N. Stafa