VIDEO/ Prençi: 'Kokat hëngshi’ nuk është slogan, por program i qeverisë

Ish-drejtuesi i Emegjencave Civile, Shemsi Prençi, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka komentuar shprehjen e kryeministrit Edi Rama për luftën e bandave kriminale, ‘kokat hëngshin’.

Sipas Prençit, fjala e kryeministrit ‘kokat hëngshin’, nuk është vetëm slogan por është program qeveritar është strategji për ta bërë vendin të pajetueshëm.

‘Të gjitha qelizat e drejtësisë janë në komandën e politikës dhe grupeve kriminale’, u shpreh Prençi.

Prençi: Unë jam i bindur se fjala e kryeministrit kokat hëngshin, nuk është vetëm slogan por është program qeveritar është strategji për ta bërë vendin të pajetueshëm. Është e pamundur dhe si ka mundësi që të gjitha qelizat e drejtësisë janë në komandën e politikës dhe grupeve kriminale. Është e pamundur.