E rëndë/ Gruaja e moshuar rrëzohet duke ndezur qirinj te Kisha e Laçit, vdes rrugës për në spital

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi është rrëzuar duke ndezur qirinj në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Sipas burimeve për SYRI-n, gruaja ka marrë plagë të rënda ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Ende janë të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje.