Goditi me thikë dy persona në Tiranë, arrestohet 28 vjeçari
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë në Tiranë, ndërkohë që në pranga ka rënë një 28-vjeçar.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R.H, 28 vjeç, ndërsa ka nisur procedimi për 42-vjeçarin me inicialet B.S.
Sipas njoftimit të policisë, u arrestua shtetasi me iniciale R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin N. D., 51 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- D. U., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Arbrit, është përplasur me automjetin ne drejtues shtetasin F. Gj., 28 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
- B. J., 34 vjeç, F. T., 44 vjeç dhe P. M., 48 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit.
---
Në Komisariatin e Policisë Kavajë është paraqitur shtetasi T. Rr., 80 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi A. Rr., 40 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.