‘Drejtonte makinën pa patentë’/ Arrestohet 33 vjeçari në Korçë pasi shkaktoi aksident
Një 33 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi doli nga rruga në aksin rrugor Pograde-Korçë.
Sipas njoftimit të policisë, 33 vjeçari rezultoi se e drejtonte makinën pa patentë.
Njoftimi/ DVP Korçë
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në aksin rrugor "Pogradec-Korçë" në afërsi të fshatit Gurishtë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga me pasojë vetëm dëme materiale. Pas verifikimeve 33-vjeçari rezultoi se e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka dëmtuar automjetin, një shtetasi tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.