Masakra në Tiranë/ Si e kaloi kufirin Fatjon Murati pak përpara krimit
Duke shfrytëzuar marrëveshjen mes dy qeverive për kalim pa kontroll në kufi në fundjavë, Fatjon Murati ka dalë të dielën e 12 marsit nga territori shqiptar përmes Morinës.
Ky është konkluzioni paraprak që ka policia e kryeqytetit, bëjnë të ditura burimet. Ai ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë, teksa e shkeli këtë vendim të marrë ndaj tij në fund të vitit të kaluar.
Po ashtu, ka dyshime të forta se Fatjon Murati shoqërohej nga dy personazhe, të cilët kanë lidhje shoqërore me 32-vjeçarin, përkatësisht Gentian Reçi, nipi i Xhelal Reçit të vrarë në Kurbin, dhe Indrit Dokle, tjetër emër i lakuar në botën e krimit.
Sipas grupit hetimor, kalimi doganor është kryer në mesditën e 12 marsit, vetëm pak orë para krimit me një viktimë e 5 të plagosur në “Don Bosko”, teksa Dokle dhe Murati janë ndarë pasi kanë hyrë në territorin e Kosovës me Fatjon Muratin.
Dy të parët i janë drejtuar Maqedonisë së Veriut, teksa Murati thonë të njëjtat burime, ka dyshime të jetë futur në Turqi. Makina tip BMW seria 5, e përdorur nga autorët, është fiksuar rreth orës 20;20 minuta nga një kamera sigurie pranë Qafë Kasharit, me drejtim kryeqytetin, ku teksa e njëjta kamera fikson në orën 20:50 të njëjtin mjet, dyshohet pas kryerjes së krimit.
Lidhur me hetimet, policia ka shoqëruar dhe pyetur një numër të madh personash, mes të cilëve rreth i ngushtë i Fatjon Muratit që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes mbrëmjen e 12 marsit.