", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/14/auto_-640-0-pe-16787818051678783133.jpg", "width": 900, "height": 456 } }

Parlamenti Evropian, një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë greke me trenat dhe viktimat në Mesdhe

Parlamenti Europian ka mbajtur 1 minutë heshtje në seancë për viktimat e aksidentit në Tembi dhe refugjatët që humbën jetën në brigjet e Mesdheut javët e fundit.

Presidente e PE, Roberta Meçola ka shprehur sërish ngushëllimet dhe solidarizimin me popullin grek.

Paralelisht, Meçola ka kërkuar reagim në nivelin e pritshëm nga të implikuarit në çështjen e refugjatëve, si dhe ka përshëndetur iniciativën e OKB për furnizimin me drithëra në Detin e Zi, duke u ardhur ndihmë miliona njerëzve në Ukrainë, duke shtuar se programi duhet rinovuar.