'Shkollat nuk janë më shkolla'/ Gent Kaprata: 'Pazari i Ri' sot është një treg që nuk shet asgjë

Eksperti i Urbanistikës Gent Kaprata ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Tiranë se e ka shëndruar “Pazarin  e Ri” si një ambjet kafeneje.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, Kaprata tregon se falë Veliajt shkollat nuk janë më shkolla, ndërsa "Pazari i Ri" sot shërben për të pirë kafe e jo më në funksion të tregut. 

“Pazari i ri sot është një treg që nuk shet asgjë. Po të shkosh atje do shohësh që asnjëri nuk shet asgjë. Ai nuk është treg ushqimor sepse atje shitet duhan, shiten llulla, gjëra të vjetra e çfarë nuk shiten. Nuk është më treg fruta-perime, atje shkohet për të pirë kafe e për të shijuar një mjedis tjetër. Pra, edhe atje ku ishte treg këta e kanë modernizuar aq shumë saqë nuk është më treg, njësoj si më shkollat. I keni vënë rë shkollat?! Shkollat nuk janë më shkolla. Unë jam arkitekt dhe urbanist dhe po shpjegoj që shkolla, si çdo institucion tjetër shoqëror ka një përkthim të gjithë raporteve të brendshme dhe të jashtme. Që një shkollë të quhet shkollë duhet të ketë një raport të caktuar midis volumit ndërtimit, ku janë klasat edhe elementet e tjerë, dhe hapësirës së hapur për secilin nxënës. Nëse këto raporte nuk janë, bie e gjithë shkolla, nuk është më shkollë. Sistemi i arsimimit nuk është më sistem arsimor".