Ervin Goci: Veliaj ka siklet dhe po e mbulon me propagandë, duhet kriminalizuar për dëmet në Tiranë
Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka komentuar analizën e punës së Erjon Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës duke thënë se ky i fundit duhet kriminalizuar pasi Tiranën e ka zhytur më shumë në krime.
I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, Goci ka theksuar se Teatri Kombëtar nuk do t'i ndahet pasi e ka tjetërsuar si një krim të trashëgimnisë.
"Numri i shkeljeve është i jashtëzakonshëm. Veliaj ka një siklet shumë të madh. Ai Teatri Kombëtar nuk do ti ndahet sa të ketë frymë në të gjitha format e mundshme, si krim i trashëgimnisë, si një plagë që i ka hapur qytetit dhe mbi të gjitha si një problem ligjor. Ai ka siklet dhe do që të krijojë zhurmë, kauzë, propagandë në mënyrë që të mbulojë dhe të fshihet diku tek velloja e propagandës. Unë mendoj që lufta duhet të jetë frontale dhe ky njeri duhet kriminalizuar dhe platforma është dekriminalizimi i Tiranës sepse Tirana është zhytur në krim, kudo që të prekësh ka kriminalizim, ka tendera, ka mafje ndërtimi, ka pastrim parash, i ka të gjitha. Për mua sulmi kryesor duhet ti bëhet këtij qyteti", tha ai.