European Youth Parliament Albania/ Spahia: Kënaqësi që zgjodhën Shkodrën, të japim kontributin konkret që të ecim përpara
Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka deklaruar se për 4 ditë radhazi Shkodra mirëpriti Konferencën e 15-të Kombëtare të Përzgjedhjes së European Youth Parliament Albania, konferencë e cila mbledh të rinjtë nga e gjithë Evropa për të diskutuar tema aktuale.
Në një postim në facebook Spahia ka shkruar se të rinjtë shqiptar krah atyre evropian diskutuan mbi tematika të rëndësishme që lidhen me sfidat që kanë sot vendet tona duke treguar se janë një zë i fortë për vendin e tyre.
Postimi i Spahis