Mashtrimet për një mandat të tretë, Soko: Veliaj 100% gënjeshtar
Eksperti i ekonomisë Pano Soko, i ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv me Sonila Meçon, komentoi mbi deklaratat e kryetarit të bashkisë Tiranë, mbi rritjen e vendeve të punës gjatë vitit të fundit. Soko u shpreh se kjo nuk është aspak e vërtetë teksa sqaroi se sektori i ndërtimit nuk punëson më shumë se 20 mijë vetë në total, ndryshe nga çfarë është shprehur Veliaj.
“Pjesa e punësimit është komplet absurde ta mendosh. Pasi ti nëse arrin të llogarisësh se çfarë janë hapur, pa e zbritur se çfarë janë mbyllur. Sepse punësimi në vetvete është një diferencë që krijohet mes atyre vendeve të punës që hapen dhe atyre që mbyllen. Tani, dinamikw tregu i punës ka, ka biznese që mbyllen dhe që hapen dhe kjo ka ndodhur rëndom sidomos kwtë periudhën e dinamikës ekonomike, krahasa dy krizave, njëra ajo e pandemisë dhe tjetra kriza e luftës në Ukrainë dhe praktikisht kemi pasur shumë vende pune të mbyllura dhe nuk është turp të thuhet. Ky ekzagjerimi që i bën…ështw më mirë ta pranosh nuk është turp. Nuk është turp të thuash nuk ja kemi dalë dot duke u justifikuar. Ndërtimi në vetvete nuk i ka më shumë se 20 mijë punëtorë sepse i tillë është operacioni. Kush është industria që zë më shumë ? Janë shërbimet. Të vetëpunësuarti dhe bizneset e vogla” u shpreh Soko.
Ndërsa pyetjes se sa ka gënjyer Veliaj deri më sot nga 1 deri tek 10, Soko u përgjigj 100 përqind.
“Po 100 përqind , 100 përqind” , tha Soko.