Silvi Bardhi: Veliaj shtron asfalt elektoral me kompani të sekuestruar, pronari i dënuar për trafik droge

"Erjon Veliaj shtron asfalt elektoral me kompani të sekuestruar, pronari i së cilës është dënuar për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal".

Ky është denoncimi i Silvi Bardhit, zëdhënësja e fushatës së kandidatit të PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. 

Bardhi shkruan në një postim në rrjetet sociale se kompania që hedh asfalt elektoral për llogari të Erion Veliajt është “Alesio 2014” dhe me pronar Anton Gjinaj i njohur si Pashuk Gjini, i dënuar për trafik droge në Spanjë. 

Ajo thekson gjithashtu se Tirana nuk meriton asnjë ditë të drejtohet nga një kryebashkiak që ka partner kriminelët. 

Denoncimi
Erjon Veliaj ia beson punët e bashkisë një kompanie të vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Alesio 2014” është kompani e Anton Gjinaj i njohur si Pashuk Gjini, i dënuar për trafik droge në Spanjë. Ai është dënuar nga Gjykata Provinciale të Alicantes në vitin 2010, me 8 vjet e 9 muaj burgim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Fotot tregojnë makineritë e kësaj kompanie e cila funksionon edhe pas urdhrit të sekuestrimit.

“Alesio 2014” është një prej 23 kompanive të sekuestruara të Anton Gjinajt i cili sipas SPAK rezulton se bashkë me familjarët e tij kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë. 

Tirana nuk meriton më asnjë ditë të drejtohet nga një kryebashkiak i cili partner ka kriminelët, trafikantët dhe bandën e hajdutëve.