VIDEO-SYRI TV/ Fatjon Murataj në 'arrest shtëpie', policia nuk e gjen në banesë pas masakrës në ‘Don Bosko’
Ndërsa masakra në Don Bosko me 1 viktimë e 6 të plagosur mbulohet me mister, sa i përket autorëve dhe shkakut, po me aq mister mbulohet edhe përballja e Fatjon Muratajt me drejtësinë. Ai u arrestua pak muaj më parë, por Gjykata e ka liruar në mënyrë të dyshimtë. Teksa të afërmit e tij u sulmuan me armë në lokal, Policia konfirmoi se Murataj është arratisur e nuk ishte në banesën e caktuar nga gjykata për qëndrimin në arrest shtëpie.
Nga SYRI TV
Vrasje për të goditur të afërmit e Fatjon Muratit apo shënjestër e pa arritshme. Këto janë versionet paraprake që policia dhe Prokuroria e Tiranës po u japin përparësi në hetimin e krimit në limitet e një akti terrorist në kryeqytet.
Njësoj si paqartësia e vendimeve të Gjykatave për lirimin e Fatjon Muratajt, edhe krimi me një të vdekur dhe 5 të plagosur, mbetet i pazgjidhur dhe pa autor. Fatjon Murati nis sfidat dhe përballjet me drejtësinë për vjedhje në Itali. Më pas dënohet dy herë të tjera në të njëjtin shtet për shitje narkotikësh dhe grup kriminal.
Në Shqipëri, u thirr shpesh në hetuesi për t’u pyetur për ngjarje të ndryshme kriminale, por kurrë nuk konfirmoi asnjë dyshim. Autoritetet nuk i gjetën asnjë provë. Më 8 tetor të vitit 2022, Endrit Dokle, personazh me mjaft dritëhije për drejtësinë, do të shoqërohej në Polici.
Blutë e Tiranës kishin informacione se lëvizte me persona në kërkim. Bashkë me të, rezultuan në automjetin luksoz, Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi, lidhje miqësore e Dokles. Reçi dhe Murati i kërkoheshin për tu pyetur për vrasjen e trefishtë në Fushë-Krujë, ndërsa ky i fundit, rezultonte zyrtarisht në kërkim për një laborator armësh, për të cilin më herët ishin arrestuar bashkëpunëtorët e tij, Kristjan Gjini e Franceska Kolgjegja.
2 ditë më vonë, Gjykata e Tiranës e la në burg Muratin, ai kundërshtoi në Apel, teksa përmes këtij vendimi, më 31 dhjetor të vitit të kaluar, kjo gjykatë e rrëzon. Murati i drejtohet sërish Shkallës së Parë, këtë radhë me dy kërkesa, gjykim të shkurtuar dhe zbutje të masës së sigurisë. Të dyja pranohen dhjetorin e kaluar, dhe Murati shkon në ‘Arrest shtëpie’.
Burime konfirmojnë se togat e zeza pranuan rikualifikimin e vepres penale, pasi Murati pretendoi se armët nuk u gjetën në banesën e tij, nuk ka gjurmë të përfshirjes në këtë veprimtari, nuk është person nën hetim për çështje tjetër, dhe se duhet të përkujdeset për nënën e sëmurë dhe fëmijën e mitur të tij.
Përfaqësuesi i akuzës Elkid Gjini ishte kundër, teksa gjyqtarja Migena Laska u bind nga pretendimet e të pandehurit duke e çuar në ‘Arrest shtëpie’. Por sot, teksa Murataj duhet të ishte I izoluar në banesë, Policia nuk ka asnëj gjurmë nga ai. Dyshimet janë se ditët e fundit, Fajton Murataj mund të jetë arratisur nga Shqipëria.
Murataj përballet me drejtësinë edhe për pasurinë e tij, pasi pak kohë pasi u arrestuar Prokuroria vendosi në sekuestro disa pasuri të tij që arrijnë në vlerën e 5 milion eurove mes të cilave një ndërtesë 8 katëshe, një bar, njësi shërbimi si dyqane e lavazhe, sipërfaqe ndërtimi dhe apartamente.
PASURITE E FATION MURATIT TË SEKUESTRUARA
Sekuestrimin e pasurive te paluajtshme:
Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg ‘Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg ‘Shaban Matraku’, apartament sip 90.30 m2.
Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
Sekuestrimin e pasurive të luajtshme:
Aktiviteti tregtar i regjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
Aktiviteti tregtar i regjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
Aktiviteti tregtar regjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavash makinash, në emër të shtetasit Y. M.