Ngjarja në Don Bosko/ Eksperti: Kjo është një masakër dhe jo atentat, shërbimet e policisë çedojnë
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa e quan masakër ngjarjen e djeshme në Don Bosko ku me breshëri plumbash u vra banakierja e një lokali.
Në një lidhje me skype për edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Softa u shpreh se shërbimet e policisëe vazhdojnë të çedojnë në parandalimin dhe zbulueshmërinë e ngjarjeve të kësaj natyre.
"Është ngjarja e dytë që ndodh në këtë zonë. E njëjta skemë, vriten njerëz të pafajshëm. Në rastin e parë ishte kamarieri që u vra, tani është banakierja. Me një ndryshim që ende ka ngelur e pazbardhur ajo ngjarja. Ne presim hetimet, por duket e vështirë. Në fillim u tha që erdhën me motor, pastaj doli që ishin me makinë dhe makina u gjet e djegur pas 10 orësh. Pra, informacioni i parë ka qenë jo i saktë dhe e dyta personat janë të lirë. Në atë zonë mungonin një pjesë e kamerave. Një pjesë e kamerave u çmontuan nga operacioni 'Fijet'. Përdorën të njëjtat forma të atentateve, mjete të vjedhura, makina ishte një BMW e vjedhur në zonën e Durrësit në 2021. Nuk është ndalur asnjëherë ky mjet nga patrullat e policisë. Ata e kanëë vëzhguar zonën për një periudhë 1 mujore, derisa kanë gjetur orën, momentin për të realizuar atë që u quajt masakër dhe jo atentat, se po të ishte atentat, përveç mirëorganizimit, se ata arritën të qëllojnë me armë, të largohen pa u ndaluar, pa u identifikuar, të djegin mjetin e tyre dhe dikush tjetër i ka përcjellë për të mos u ndaluar, mos u identifikuar. Por vazhdon që shërbimet e policisë të mos jenë prapa tyre", u shpreh Softa.