VIDEO-SYRI TV/ PD Elbasan denoncim për Ditën e Verës: Lulet natyrale zëvendësohen me lule kauçuku
Në prag të Ditës së Verës, Partia Demokratike në Elbasan i cilësoi si të turpshme dekorin e luleve plastike të vendosura nga bashkia për këtë festë.
Anëtarja e Kryesisë së PD, Doris Madhi, shprehet se Elbasani dikur qytet i Luleve natyrale, sot po kthehet në qytet të luleve artificiale. Sipas saj, bashkia shpenzon miliona lekë për gjelbërimin, por dekoret e festave i bën me lule artificiale.