U dëmtua në derbi, sulmuesi i Tiranës mbyll sezonin

Tirana ka marrë një lajm të keq nga infermieria. Sulmuesi titullar Patrick, ka mbyllur sezonin.

Braziliani u dëmtua në derbi ndaj Partizanit, ndërsa ekzaminimet kanë treguar atë që te bardheblutë i frikësoheshin.

Lojtari do i nënshtrohet operacionit në gju dhe për këtë arsye do të jetë jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj,  çka do të thotë se sezoni është mbyllur për të.