U ndëshkua me karton të kuq, Kumbulla rrezikon dy ndeshje pezullim

Mbrojtësi Marash Kumbulla, u ndëshkua me karton të kuq ndaj Sassuolos në kampionat, pas goditjes së dhënë ndaj sulmuesit kundërshtar, Domenico Berardi.

Lojtarin nuk e mbajtën nervat në fundin e pjesës së parë, teksa ra pre e provokimit të kundërshtarit.

Duke parë goditjen, sipas mediave italiane, mbrojtësi shqiptar rrezikon të paktën dy ndeshje pezullim. Nuk përjashtohet edhe një dënim më i rëndë, duke qenë se është një veprim anti-sportiv.