FOTO/ 'Mos u fokusoni tek dhimbja, por tek progresi', Armando Broja drejt rikuperimit

Armando Broja do të jetë spektator në këtë sezon pasi rikthimi i tij në fushën e lojës pritet vetëm në fazën përgatitore për sezonin 2023-2024.  

Pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua në muajin dhjetor, sulmuesi ka bërë një periudhë pushimi për rikuperimin. Përmes një postimi në "InstaStory", ai ka publikuar një foto nga palestra.

Ai po vazhdon punën intesive në palestër dhe me këtë postim, Broja na tregon se po përpiqet në maksimum për të lënë pas dëmtimin dhe për t’u riaftësuar sa më shpejt.