SYRI TV/ Xhaçka në SPAK: Do jap shpjegime për privatizimin e pronave të ushtrisë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është thirrur këtë të hënë në SPAK për abuzimin me pronat e ushtrisë në kohën që ka qenë Ministre e Mbrojtjes.

Olta Xhaçka, së bashku me ish-shefin e shtabit Bardhyl Kollçaku, sot deputet i PS-së, u kallëzuan nga ish-Gjenerali i Forcave të Armatosura Artur Meçollari për  privatizimin e kundraligjshëm të bazave detare të Limionit në Sarandë dhe një sipërfaqe të konsiderueshme në bazën e Shëngjinit. 

Xhaçka në një komunikim me mediet konfirmoi se do të japë sqarime për privatizimin e pronave të ushtrisë, procedurë të cilën e mbrojti me argumentin se këto prona do të kthehen në asete ekonomike për vendin. 

Më herët në SPAK për këtë çështje ka dëshmuar edhe Bardhyl Kollçaku, ish-kreu i Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS.