Përse Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk morën pjesë në 'Oscar'

Pas debutimit të shumëpritur të tyre si çift në ndarjen e çmimeve Grammy të këtij viti, Jennifer dhe Ben vendosën të mos merrnin pjesë në Oscar 2023.

Çifti i njohur nuk u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në Teatrin Dolby në Los Angeles.

Edhe pse asnjëri nuk u nominua për çmim, prezenca e tyre në tapetin e kuq në eventet e Hollivudit është gjithmonë e pritshme.

Edhe pse nuk morën pjesë personalisht në ceremoni, Jennifer Lopez tregoi se ishte aty me shpirt. Në një ‘Story’ në Instagram, ajo ndau disa nga veshjet e saj të preferuara ndër vite, duke përfshirë fustanin që veshi me Affleck në 75 vjetorin e çmimeve të Akademisë në vitin 2003.

Është e paqartë pse çifti zgjodhi ta shikonte ceremoninë nga shtëpia e tyre.

Raportimet thonë se të dy janë shumë të zënë me projekte të ndryshme. Lopez po përgatitet për publikimin e albumit të saj ‘This Is Me Now’, i cili është frymëzuar nga dashuria e saj për Affleck, ndërsa ai po përgatitet për publikimin e Air, një dramë sportive biografike që ai drejtoi dhe luan.

Në të njëjtën kohë, të dy janë në kërkim të një shtëpie të re për familjen e tyre.