'T'i përgjigjemi propagandës me të vërteta' - Boçi publikon fotot nga Elbasani
"T'i përgjigjemi propagandës me të vërteta!" . Kjo është motoja kryesore me të cilën po e zhvillon fushatën e tij në Elbasan, kandidati demokrat për kryetar bashkie, Luçiano Boçi. Dhe sot Boçi ka publikuar në Fb, pamje nga lagjet me gropa e baltë të Elbasanit të drejtuar nga socialisti Gledian Llatja.
"Ka pak për të thënë përballë asaj që banorët shohin çdo ditë në rrugët e Elbasanit, - shkruan Boçi. - Propaganda po punon me xhiro të shpejta, për të mbuluar atë që i është bërë qytetit në këto 16 vite! Por qytetarët e Elbasanit nuk jetojnë në filmat me metrazh të shkurtër që shfaqen në rrjetet sociale të Aktivistit të bashkisë, ata përballen dhe kalojnë çdo ditë në këto rrugë!"