KAFE SHQETO/ Shehaj: Mirel Mërtiri kërkohej në Shqipëri kur mori kartën e rezidentit të Holandë
E ftuar në KAFE SHQETO në SYRI Tv, Brisida Shehaj ka folur për inceneratorët dhe shpërdorimin e parave nga ana e shtetit ndaj njërit prej pronarëve Mirel Mërtirit.
Shehaj u shpreh se në momentin që Mirel Mërtiri kërkohej në Shqipëri, në datën 20 dhjetor ai ishte pajisur me kartë rezidenti në Holandë.
Për sa i përket hetimeve të SPAK, Shehaj u shpreh se jo vetëm që nuk po heton por këto që ka bërë janë një tallje me shqiptarët.
Sipas Shehajt, SPAK kur do të hetojë di të marrë informacione nga hotele, restorante, banka, hipoteka por këtë gjë nuk e ka bërë me Ahmetajn.
Shehaj: Në një portal është nxjerrë një lajm dhe një foto ku ishte një dokument zyrtar i cili në datën 20 dhjetor, ishte një muaj e 5 ditë që kërkohej në Shqipëri Mirel Mërtiri për tu arrestuar, kishte marrë kartën e rezidentit në Holandë. Shteti e kërkon këtu ai shkon në Holandë dhe merr para.
SPAK jo vetëm që nuk ka hetuar por këto hetime që ka bërë janë vetëm një tallje.
Ne të gjithë e dinë edhe konfliktin që lindi me Arben Ahmetajn kur po e nxirrnin jashtë loje si dhe me aksidentin e famshëm. SPAK kur do të hetojë di të marrë informacione nga hotele, restorante, banka, hipoteka por këtë gjë nuk e ka bërë me Ahmetajn.