Olta Xhaçka paraqitet në SPAK dhe sulmon opozitën: Shpifje të ulëta

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur mesditën e 13 marsit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

E pyetur nga mediat mbi arsyet e paraqitjes, ajo tha se ishte thirrur për t’u pyetur nga prokurorët lidhur me akuzat e opozitës.

Ajo sulmoi opozitën në reagimin e shkurtër për mediat.

“Shpifje të ulëta. Sigurisht që nuk ka asnjëherë asnjë shkelje ligji. Gjithmonë kam vepruar në funksion të detyrës”, deklaroi ministrja në dalje nga SPAK.