Ky është zyrtari i lartë shqiptar që mashtroi 235.942 qytetarë europianë

SYRI dhe opozita shqiptare e kanë denoncuar disa herë emrin e Amant Josifit, ish-zyrtarit të lartë shqiptar, që akuzohet se me skemën e tij të mashtrimit ka zhvatur miliarda euro nga qytetarët europianë.

Ky ish-zyrtar i lartë njihet për lidhjet e tij të ngushta me vëllanë e kryeministrit, Olsi Rama.

Por këtë herë, BIRN sjell një investigim të gjerë që tregon se si rrjeti i ngritur nga Amant Josifi e ktheu Tiranën në kryeqytetin e skemave mashtruese për qytetarët europianë.

“Ky ish-zyrtar i lartë shqiptar akuzohet se ka mashtruar 235,942 qytetarë evropianë nëpërmjet skemave të investimeve fiktive...” shkruan kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta, teksa boton shkrimin e gazetares Klodiana Lala.

Mashtrimi mendohet se kap shifrat e miliarda eurove.

Edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar nga francezët, Josifi jo vetëm që nuk u arrestua në Shqipëri, por u lejua të largohej nga vendi.

I gjithë ky mashtrim ishte gatuar në kohën kur Josifi shërbente si këshilltar për NATO-n në Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën kur ajo drejtohej nga Olta Xhaçka.

Në vitin 2014, Josifi ka themeluar së bashku me vëllanë e kryeministrit, Olsi Rama, kompaninë Pegasus Communcations Shpk.