", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/13/auto_145747616379332238391678708120.jpeg", "width": 900, "height": 470 } }

VIDEO virale/ Lady Gaga ndihmon fotografin që rrëzohet në tapetin e kuq

Këngëtarja e njohur Lady Gaga ishte e pranishme në ndarjen e çmimeve Oscar qw u mbajten mbrwmjen e djeshme.

Ajo mbante veshur një fustan prej tyli të markës së famshme, Versace i cili i zbriste deri tek ijet. 

Por nuk ishte vetëm veshja e këngëtares që tërhoqi vëmëndjen.

Ylli i muzikës pop tashmë është bërë virale dhe për shkakun që ajo ndihmoi një fotograf teksa ai u rrëzua në tokë edhe pse të gjithë sytë ishin tek ajo kur po ecte përbri turmës. 

Natyrisht që njerëzit e vlerësuan gatishmërinë e saj për të ndihmuar fotografin, i cili për fat të mirë nuk pësoi asnjë dëmtim.

Komentet në internet janë të tipit “mbretëresha e dobishme”.  No lies detected!

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, Lady Gaga performoi këngën e saj të filmit “Top Gun: Maverick”, “Hold My Hand”.