Vdes e fundit nga tri 'gjyshet e Sykamnias', fshatit grek që mirëpriti refugjatët sirianë
Në verën e vitit 2015, një fotografi u shfaq në të gjitha mediat botërore, duke shkaktuar emocione të forta për këdo që e pa. Ajo tregonte tre gjyshe të ulura në një stol, në Skala e Sykamnias, Lesvos, duke ushqyer me ëmbëlsi një foshnjë, fëmijën e një gruaje, një refugjateje nga Siria e cila sapo kishte zbritur në bregdet, në mënyrë që foshnja të pushonte së qari.
Fotografia ishte shpërndarë në të gjithë botën. Efstratia, Maritsa dhe Militsa, gjyshet ikonike të Lesvosit, të nominuara për çmimin Nobel për Paqen, kishin thënë atëherë se "ne i kënduam dhe foshnja e piu qumështin me një frymë", njofton Komuniteti shqiptare në Greqi.
Tri “gjyshet e Sykamnias” që u bënë simbol solidariteti për refugjatët u nominuan për Çmimin Nobel për Paqen 2016. Ato vazhduan të bënin të njëjtën gjë për një kohë të gjatë, duke ofruar gjithçka mundën për refugjatët deri në frymën e fundit.
Dje, më 12 mars ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare e fundit nga këto tre gjyshe, Emilia Kambysi e njohur ndryshe si Milica. Do t'i kujtojmë si tre gjyshet që solidarizuan me bujari dhe që treguan në mënyrën më të thjeshtë se çfarë do të thotë të jesh njeri", përfundon njoftimi.