Masakra në Tiranë/ Djali i Mimozës bën postimin prekës: Mallkuar plumbat që u zbrazën mbi trupin tënd mami...
Mimoza Paja është banakierja, e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.
Hetuesit e Policisë së Tiranës thonë se 58-vjeçarja Paja dyshohet të jetë vrarë aksidentalisht nga breshëria e armës dhe të mos ketë asnjë lidhje me ngjarjen.
Për vrasjen e Mimoza Pajës ka reaguar edhe djali i saj, i cili në një postim në Facebook shkruan: “Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazën në trupin tënd qofsh e xhenetit mam”.
Mimoza Paja jetonte me qira në rrugën “Skënder Kosturi” në lagjen “Don Bosko” vetëm pak metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja.
Pesë persona të tjerë mbetën të plagosur. Ata janë Shehat Murati, 50 vjeç, (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli 55 vjeç.
E lënduar nga ciflat e xhamit mbeti edhe një vajzë e vogël 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës Mimoza Paja.
Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të Fatjon Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit.