Pa makeup, me bluzë të zezë dhe atlete! Kështu performoi Lady Gaga në 'Oscar 2023'

Lady Gaga mori pjesë në Academy Awards të këtij viti, ku u nominua për këngën më të mirë origjinale për ‘Hold My Hand’ nga ‘Top Gun: Maverick’.

Në tapetin e kuq, ajo zgjodhi një fustan të zi Versace, ndërsa më pas performoi në skenë këngën që bëri bujë të madhe.

E veshur me një bluzë të zezë, xhinse dhe atlete dhe pa asnjë grim, këngëtarja amerikane tërhoqi vëmendjen në Dolby Theatre.

Ajo e nisi paraqitjen e saj duke dhënë një mesazh për dashurinë.

“Është shumë personale për mua. Unë mendoj se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për shumë dashuri për të ecur përpara në këtë jetë. Ne të gjithë kemi nevojë për një hero ndonjëherë – ka heronj rreth nesh në vende të papritura. Por, mund të zbuloni se mund të jeni heroi juaj, edhe nëse ndiheni të thyer nga brenda.”

Lady Gaga u bë virale pasi i dha ndihmën një fotografit që u rrëzua në tapetin e kuq.

Ngjarja ndodhi teksa fotografi po përpiqej të kapte një pamje nga afër të fustanit mahnitës Oscar të Lady Gaga-s. Ndërsa përpiqej ta kalonte, ai u pengua dhe u rrëzua. Pa hezituar, Lady Gaga u kthye shpejt dhe vrapoi për ta ndihmuar burrin të ngrihej në këmbë