Aksidentohet rëndë këmbësori në Kukës, transportohet në Tiranë

Një këmbësor me iniciale D. XH. është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Kukës ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale M. S. 39 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme.

Kukës/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit,  automjeti tip "Daimler  Chrysler " me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç,  banues në Krumë, ka  përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh.,  i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.